Eksperti i ekonomisë: Ulja e TVSH për produktet e shportës të zgjidhet me negociata
Eksperti i ekonomisë, Sherif Bundo deklaroi për Euronews Albania se rrethanat në të cilët propozohet ulja e TVSH për produktet e shportës e bëjnë emergjente nevojën e këtij diskutimi.
Eksperti nënvizoi se ulja e TVSH-së së këtyre produkteve është jetike dhe u propozua në një kohë të përshtatshme, pasi është kryer fiskalizimi.
Z. Bundo theksoi se duhet të zgjidhet me negociata, sesa përqind duhet të ulet TVSH-ja për produktet e shportës.
“Kriza ekonomike, një nga elementet më të dukshëm, ka rritjen e çmimeve dhe ky është një kërcënim i radhës për këto shtesa të pambrojtura. Duhen politika të zgjuara përballë krizës së çmimeve”, tha z. Bundo.
Por, eksperti tha se nuk e mbështet propozimin që të hiqen fonde nga pastrimi i mjedisit.
“Po t’i shtosh këtij borxhi publik të bërë publik nga Banka e Shqipërisë, këto shifra si detyrim nga ana e qeverisë edhe detyrimet në rritje nga partneritetit publik-privat, gjobat e arbitrazheve, faturat palikuiduara dhe problemet në sistemin e ujësjellësit, problemet me tenderët, borxhi publik e kalon 100%”, tha ai.
Një ditë më parë, Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend nismën ligjore për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për produktet e shportës.
Vendimi u mor të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar të PD dhe u dorëzua të martën nga deputetja demokrate Jorida Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik