Eksperti i IT-së, qytetarëve: Rrini të qetë, nuk janë prekur llogaritë bankare
Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj deklaroi se qytetarët duhet të jenë të qetë, pas publikimit të të dhënave bankare nga hakerat iranianë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Semanaj u shpreh se publikimi i të dhënave nuk është diçka pozitive, por nënvizoi se hakerat kanë prekur vetëm rrjetin IT dhe jo atë të core banking, ndaj dhe nuk mund të prekin llogaritë bankare.
“Sistemi bankar ka dy rrjete. Është rrjeti IT, që marrin shërbim punonjësit e bankave, degët, e-banking, kemi edhe rrjetin e dytë që është rrjeti i core banking. Në rrjetin IT ka qasje dhe mund të hakerohet, mund të dalin raporte kredish, shuma llogarish, por nga ky rrjet nuk mund të tjetërsohen llogaritë bankare të qytetarëve.
Pra, qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë. Nuk kemi bëjmë me prekje të llogarive, nuk kemi të bëjmë me fshirje të llogartive, nuk kemi të bëjmë me transferta të parave të tyre. Është prekur rrjeti i IT-së, nuk ka vend për panik”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës