Eksperti i kriminalistikës: Jemi në prag të 1 skandali të madh në polici

17 Qershor 2024 | 22:15

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha në “Now me Erla Mëhillin” se mund të jemi përpara një skandali të madh në polici.

duke folur për rinisjen e vettingut, Rexhepi tha se ai është që në strukturë i gabuar pasi nuk do duhej të realizohej nga njerëz që sërish kanë lidhje me policinë, pasi nuk mundet që policët të hetohen nga kolegët e tyre.

“Sa i takon vettingut, vettingu që në strukturim është bërë gabim. Një vetting për punonjësit e policisë nga kolegët e tyre nuk mund të bëhet. Ajo duhej bërë nga persona që nuk kanë interes, me një status që të mos varen as nga kryeministri, as nga ministri. Vettingu që në mënyrën si u nis u nis për të mos u bërë. Patjetër që ai ka dështuar.

Problemi qendron që që në kohën e kanabisit u thye kodi i moralit të policisë. Aty duhet të fillonte hetimi tamam. Për rastin e Sky kam thënë se kush nuk ka gjë për të fshehur të japë telefonin, por jo merr formular, por edhe këtë nuk mund ta hetojë policia. Që në mënyrën që është strukturuar është non sens, ose do i paraprijë ndonjë skandali të madh”,-tha Rexhepi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026