Eksperti i sigurisë: Serbia largohet përfundimisht nga Europa
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia është duke u tërhequr tërësisht nga fryma demokratike perëndimore dhe është duke rikthyer neutralitetin ushtarak, ekonomik dhe politik në raport me BE dhe NATO.
Sipas tij, kjo u bë e qartë edhe nga vetë presidenti Vuçiç në një fjalim të mbajtur në 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Beograd, ku ai tha se “do të mbetemi neutralë sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë”.
“Kjo është bërë edhe në manifestimin e mbajtur në Prokupje të Serbisë në 25-vjetorin e bombardimeve, ku vetë Vuçiç ndër të tjera theksoi se ne do të mbetemi neutralë sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë dhe fryma jonë shpirtërore do të mbetet aty ku ka qenë para bombardimeve. Kjo narrativë provon faktin se Serbia nuk do të tërhiqet nga tendenca e saj për të destibilizuar rajonin, por vazhdimisht do të kërkojë në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, sepse në këta evropianë tashmë ka filluar ta humbasë peshën e saj, me vetë faktin që tashmë Kosova është propozuar për Këshillin e Evropës. Dhe, kjo po tregon se politika destruktive e Beogradit ka vetëm një mbështetje dhe ajo është Rusia”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 16:35 Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit
- 16:26 Franca dhe OBSH kërkojnë mbrojtje më të madhe për fëmijët nga platformat dixhitale
- 16:22 Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
- 16:22 Witkoff dhe Kushner takohen me Emirin e Katarit, në fokus negociatat mes SHBA-së dhe Iranit