“Kurti e ka parë draft-statutin e Ramës”, pretendon eksperti
Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euroneës Albania se drafti që kryeministri Edi Rama shpërndau në kancelaritë europiane është drafti që Escobar ka lënë në zyrën e Albin Kurtit.
Shala u shpreh se përfshirja e kryeministrit Edi Rama bëhet në kontekstin makro, për të treguar rolin e shtetit shqiptar.
“Drafti për të cilin Escobar tha se Kurti e ka në zyrë dhe nuk e kuptojmë pse nuk e bën publik. Është pikërisht ai draft të cilin kryeministri shqiptar Edi Rama e dorëzoi në kancelaritë europiane. Përfshirja e Ramës dhe qeverisë shqiptare ka një kontekst makro, Edi Rama po luan rolin e shtetit shqiptar. Ky draft statut do ketë impakt pozitiv në Kosovës lindore, në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Do jetë një platformë e re politike ku kryetarët që janë në komunat përkatëse shqiptare mund të komunikojnë të bashkëveprojnë, mund të jetë një platformë e re e ndryshimeve politike që të gjithë kemi punuar dhe ëndërruar për një koncept më të gjerë shqiptar në Ballkanin perëndimor”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 08:38 Irani: Trump një kriminel dhe vrasës
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?