Eksperti: Ka rënë dëshira për të punuar në administratë, punonjësit janë tekanjozë
Eksperti i punësimit, Rezart Lahi, është shprehur se ka rënë dëshira për të punuar në administratën shtetërore, çka sipas tij ka detyruar qeverinë që të marrë masa për t’i trajtuar edhe më mirë punonjësit në shtet.
Komentet Lahi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se punonjësit në përgjithësi janë bërë më tekanjozë.
Ai shtoi gjithashtu se është diçka pozitive që qeveria ndërmerr nisma për t’ia lehtësuar punën punonjësve të administratës shtetërore, por sipas tij, kjo gjë duhet të ndodhë edhe me punonjësit e privatit.
“Është e qartë, dëshira për të punuar në administratë duket se ka rënë, përderisa shteti po mundohet që t’i trajtojë edhe më mirë. Sepse aty është çështje mungesë iferte. Në disa apartamente ka ende mungesa. Punonjësit janë bërë më tekanjozë dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.
Problemi është që ti nuk mund të shkosh te një punonjës ta zgjidhësh nga fundi problemin. Është një mënyrë për të thënë që këta punonjësit që kam këtu t’i trajtoj sa më mirë dhe nuk ka gjë të keqe. Por edhe punonjësit në privat janë të të njëjtës nënë e baba, janë punonjës shqiptarë”, tha Lahi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit