Eksperti: Krimi zgjedhor të dënohet njësoj me grupet kriminale, ose s’ka demokraci
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikon disa masa administrative për shit-blerjen e votave, që nga dënimi me gjobë e deri te burgu.
Por a dënohen, a janë dënuar realisht ata qytetarët që i bëjnë këto shkelje?
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se krimet zgjedhore nuk duhet të dënohen as me gjobë, as me shërbim prove por njësoj si grupet kriminale.
Sipas tij, nëse nuk aplikohen dënime të nivelit të veprave penale të grupeve kriminale për shit-blerjen e votës nuk do të ketë demokraci.
“Shkëmbimi i votës në Shqipëri ndodh përditë, në momentin që thua kësaj bashkie nuk i jap fonde po nuk fitova, nuk është e dejtë se deformon demokracinë. Po flasim për krime zgjedhore që deri në ‘97 ishin deri në shkëmbimin e kutisë së votimit. Këto nuk mund të quhen gjobë, nëse krimi zgjedhor nuk dënohet në nivelin e grupeve kriminale atëherë nuk do ketë demokraci. Nuk ka me gjobë, me shërbim prove por dënime njësoj se me veprën penale të grupeve kriminale”, tha Softa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
- 11:51 Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 11:18 Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
- 11:14 SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn