Eksperti Qiriazi: Netanjahu rriti popullaritetin pas sulmeve ndaj Iranit

28 Tetor 2024 | 18:51

Eksperti Redion Qiriazi komentoi në një intervistë për Euronews Albania konfliktet në Lindjen e Mesme. Ai tha se konfliktet në këtë rajon kanë rrënjë të thella historike, politike e fetare të cilat kanë mbetur të pazgjidhura në dekada.

Qiriazi u shpreh se popullariteti i Netanjahut dhe mbështetja në qeveri është në rritje dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas sulmit ndaj Iranit, duke bërë që edhe opozita të jetë krah për krah me Netanjahun.

“Pakënaqësitë e të prekurve nga familjarët e të rrëmbyerve është shprehur në mënyrë të vazhdueshme. Nëse do shohim sondazhe brenda për brenda vendit në lidhje me popullaritetin e Netanjahut dhe mbështetjen në qeveri, shohim se ka qenë në rritje. Në veçanti ka ndodhur menjëherë pas sulmit që bëri Irani ku pamë që u ngrit diku më 15% dhe madje opozita ishte krah për krah me Netanjahun duke thënë që tani kemi një detyrë për ta kryer së bashku dhe po e shtynin kryeministrin të vazhdonte më tej. Qoftë opozita apo partia në pushtet ato kanë një lidhje të fortë bashkë në aspektin e mbrojtjes ushtarake dhe e kuptojnë rëndësinë për të reaguar në situata të tilla”, tha Qiriazi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026