Eksperti Softa: Me sulmin ndaj Berishës dështoi siguria
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se sulmi ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e djeshme gjatë protestës, tregoi se siguria ka dështuar.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Softa u shpreh se duhet të ketë masa sigurie, pasi Berisha, por edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë pasur poste të larta shtetërore.
“Nëse do ta quajmë incident, do ta quajmë një rast të shkëputur. Nëse do ta quajmë sulm, patjetër është analizë. Ngjarje të tilla kaq madhore, pritet të ketë situata të cilat mund të jenë të pakontrolluara dhe të paparashikuara.
Patjetër që duhet të kishte masa sigurie, jo vetëm që ka një status të veçantë personalitetet e vendit, që kanë qenë në pozicioniet më të larta, ish-president, ish-kryeministër dhe në fund të fundit, lideri i opozitës. Unë mendoj se dështoi siguria, nuk ishte ndoshta në nivelin e vëmendjes së veçantë dhe patjetër duhet të ishte edhe Policia e Shtetit”, theksoi ai.
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.
Ai goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.
Shehu u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.
Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi.
Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Berisha ka akuzuar Ramën për ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve