Eksperti tregon disa nga skemat se si pastrohen paratë nëpërmjet kriptovalutave
“Në Shqipëri mund të pastrohen paratë shumë thjeshtë, sepse askush nuk i kontrollon transaksionet e kriptovalutave”.
Kështu u shpreh eksperti i IT-së, Besmir Semanaj në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”.
Ai tregoi disa nga skemat se si mund të pastrohen para nëpërmjet kriptovalutave.
“Një ndër skemat janë mikserat, një tip exchange të cilat kriptovalutën e ndajnë në portofole të vogla, e bashkojnë dhe e përziejnë me kriptovaluta që janë të rregullta. Duke kaluar nga mikseri në mikser e bën shumë të vështirë, por jo të pamundur, gjetjen e burimit dhe kalimit të këtyre transaksioneve.
Mënyrë tjetër është e gaming apo gambling online. Duke përdorur portofole në kripto, personat mund të luajnë në kazino, paratë që mund të merren nga aty mund të deklarohet sepse në një farë mënyrë është e ligjshme. Kemi dhe exchange të parregulluara në shumë shtete, ose exchange dark të cilat mund të funksionojnë për pastrimin e parasë”, tha Semanaj.
Ai nënvizoi se bazuar në legjislacionin shqiptar, nuk është e ndaluar prodhimi i kriptovalutave.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos