Eksperti ushqimor: Nëse nuk konsumoni bukë, ju dobësohet truri
16 Dhjetor 2022 |
07:31
Avdyl Sinani, dekan i Teknologjisë Ushqimore dhe ekspert ushqimi, tha në emisionin “Good Morning Albanians” se buka është ushqim bazë me anë të të cilit trupi merr kaloritë që i duhen.
Sinani shpjegoi se përveç 6-7 përqind të popullsisë që kanë intolerancë nga gluteni dhe prania e tij u shkakton dëme në organizëm, për pjesën tjetër të popullatës mungesa e bukës mund të shkaktojë lodhje të trurit.
“Pjesa kryesore e trurit ushqehet me karbohidrate, mungesa e kësaj do të sjellë lodhje të trurit. Vetëm 6-7 përqind e njerëzve kanë intolerancë ndaj glutenit, pjesa tjetër ka nevojë për të. Me 200 gramë bukë në ditë marrim 200-400 gramë kilokalori”, shpjegoi eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksperti ushqimor: Mishi i pulës në laborator është më i shijshëm sesa ai bio
- Eksperti: 3 kategoritë që rrezikojnë më shumë nga konsumimi i ‘Wudy’ të infektuara
Lajme të Sugjeruara
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte