Eksporti drejt rrëzimit, shkurtohen vende pune. Prodhuesit paralajmërojnë protesta
Eksporti shqiptar rrezikon falimentin. Në një deklaratë përfaqësuesit e sektorit këkrojnë marrjen e masave, në të kundërtën paralajmërojnë për protesta.
Sipas treguesve të bilanceve të tyre, ata ngrenë alarmin se nuk po ja dalin të mbajnë në këmbë aktivitetet.
Rënja drastike e euros përgjatë vitit të fundit ka shkaktuar dëme me impakt të rëndësishëm ekonomik dhe social në këtë sektor, I cili është shumë vulnerabël ndaj luhatjeve të këmbimit.
Zhvlerësimi i euros ka çuar në humbje të konkurueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, si rrjedhojë e presionit për të rritur çmimet për të kompensuar kostot e larta.
Gjithashtu dhe presioni i inflacionit i cili ka shkaktuar rritjen e kostove direkte.
Shumë ndërmarrje prodhuese shprehen se, të gjendur përballë këtyre vështirësive, janë të detyruar të reduktojnë forcën puntore.
Masat drastike që do të ndërmerren do të kenë impakt direkt social, duke rritur normën e papunësisë me 6%, ku kryesisht papunësia më e madhe do të ndiet tek të rinjtë.
Sipas eksportuesve, punëtorët dhe bizneset që punojnë në prodhim janë lënë vetëm përballë këtyre sfidave.
Në një mbledhje midis përfaqësuesve dhe grupeve të interesit me Organizatat e Shoqërisë civile, u kërkua një matje dhe vlerësim të impaktit të kësaj situate në ekonominë e vendit, si dhe adresim me masa konkrete nga ana e qeverisë dhe institucioneve përkatëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet