Eksporti i naftës me tren, Bankers Petroleum: Reduktojmë ndotjen dhe trafikun
Kompania Bankers Petroleum Albania ka zgjedhur një rrugë të sigurt për të transportuar naftën që nxjerr në Patos-Marinëz. Zëvendësimi i kamionëve me trenin Fier-Vlorë, eliminon ndotjen dhe trafikun, ndërsa garanton siguri maksimale për eksportin e naftës.
Nafta që del nga puset e Patos Marinzës, transportohet me tren drejt Portit të Petroliferës në Vlorë.
Kompania Bankers Petroleum Albania konfirmon se e gjithë sasia e naftës bruto që shitet në tregun e eksportit, do të lëvizë në këtë mënyrë, duke eliminuar transportin me kamionë. Vendimi vjen pas investimit në hekurudhën Fier-Vlorë, nga kompania “Abrail”.
“Vazhdojmë transportin me tren të naftës bruto, pa pushim. Siç dihet hekurudha është 24 orë në punë; ngarkohen trenat dhe shkojnë në Petroliferë në Vlorë për eksport,” – u shpreh drejtori i kompanisë “Abrail”, Dritan Spahiu
Transporti përmes linjës së re hekurudhore redukton ndjeshëm trafikun rrugor në autostradën Fier-Vlorës. Sipas përllogaritjeve të kompanive, më parë transporti i naftës bruto nga qendra e Fierit tek Petrolifera bëhej nga mbi 12,000 kamionë në vit, ndërsa sot eliminohen të gjithë.
“Është ulur trafiku ndjeshëm. Në qoftë se sot kemi 1000 trena në vit, më përpara ka pasur rreth 15 mijë autobote. Përftimi kryesor tjetër është dhe ulja e ndotjes në ambient prej autoboteve,” – shtoi Spahiu.
Përfaqësues të Bankers, thonë se qëllimi i kompanisë nuk ishte vetëm ulja e kostove të transportit të naftës, por mbi të gjitha reduktimi në minimum i ndotjes në mjedis dhe rritja e sigurisë gjatë këtij shërbimi.
Bankers Petroleum Albania, është prodhuesi më i madh në vend, duke dominuar mbi 90% të totalit të naftës shqiptare. Pjesa më e madhe e kësaj nafte bruto eksportohet në tregjet e huaja. Kompania ka qenë gjithmonë e fokusuar për të investuar në shërbime dhe teknologji që ulin kostot, ndotjen dhe përmirësojnë standardet.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara