Ekspozita “Gruaja horizont”, gazetarja sjell gratë e sotme përballë tablove ikonike

20 Tetor 2023 | 19:10

Ekspozita me fotografi “Gruaja Horizont” u çel nw Galerinë e Artit për të nderuar figurën e gruas, arritjet dhe kontributet të tyre në shoqëri.

Ekspozita u kurua nga gazetarja Jetona Koçibelli, e cila nëpërmjet fotografisë risjell vëmendjen tek gruaja, me vepra arti të kushtuara figurës së gruas në periudhën e realizmit socialist dhe personazhe publikë të suksesshëm në sfera të ndryshme, dy epoka kanë një temë të përbashkët, rëndësinë e gruas në shoqëritë që ecin dhe evoluohen.

“Jam përpjekur të kem një simbiozë midis personazhit dhe vetë tablosë. Nga ana tjetër unë kam dashur të risjell vëmendjen tek këto tablo, pra tek ky art i këtij sistemi, arti i realizmit socialist, që wshtw shumë mirë i stilizuar në mënyrën se si e sjell gruan”, tha gazetarja.

Ekspozita me protagoniste si Valentina Leskaj, Rita Petro, Mimoza Ahmeti, Alda Bardhyli, Anila Hoxha, Arlinda Dudaj, Luiza Gega, Zhaklin Lekatari, Irma Libohova, Nevila Nika e shumë gra të tjera do të qëndrojë e hapur deri më datë 21 tetor për publikun.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026