Elbasan, 116 vite histori u rikthyen mbrëmjen e kaluar në “Bahçen e Trendafilave”

23 Gusht 2025 | 18:09

116 vite histori dhe tinguj muzike u rikthyen mbrëmjen e kaluar në “Bahçen e Trendafilave”, ku Banda Frymore “Afërdita” dha një koncert të posaçëm.  Aktiviteti u kthye në një nga momentet më të bukura të Gushtit kulturor në Elbasan, duke mbledhur qytetarë e artdashës për të nderuar këtë ansambël të rrallë që ka shoqëruar jetën e qytetit prej më shumë se një shekulli.

E themeluar në fillim të shekullit XX, “Afërdita” është një simbol i rezistencës dhe përkushtimit, që i ka dhënë Elbasanit një identitet kulturor të veçantë. 

“Banda gjithmonë ka qene një formacion i cili është në shërbim të qytetarëve, madje është formacioni më evident ne të gjithë aktivitetet e qytetit. Sepse është formacioni i vetëm që daton që pas shpalljes së pavarësisë, aq me tëpër që ne jemi krenar që ruajmë një emër të konsiderueshëm në famë që është Afërdita. Ka ardhur koha që banda të këndojë për qytetarët, të dalë jasht atyre kontureve që ka pas performuar deri më sot. Jo se marshet nuk janë të rënzesishme por ato janë pjesë e aktiviteteve të caktuara. Aq me tëpër sa i përket atmosferes se veres, banda ka për qëllim ti japë qytetarëve atë që u pëlqen atyre.”- shprehet Darina Prifti.

” Kjo është një traditë, Elbasani e ka pas dhe e ruan kjo është kryesorja. Naturisht që nuk është e lehtë ne këtë kohë me ketë temperaturë  se janë instrumenta tunxhi, por ishte një program shumë i bukur. Njerzit kanë nevojë e pëlqejnç këtë lloj formacioni dhe kjo është gjë e madhe.”- shprehet Sulejman Balza

Koncerti në ishte më shumë se një aktivitet muzikor: ishte një rikujtesë e fuqishme se muzika e vërtetë nuk plaket, por mbetet gjallë në zemrat e brezave.

” Ky është aktiviteti i rradhes, bashkia Elbasan organizon një aktivitet çdo ditë muaj Gusht është shumë i ngjeshur me aktivitete dhe është mundesia e të gjithë artisteve të qytetit te performojnë ne zhanera të ndryshem. Sot kishim koncerti i bandës Afërdita nen dirigjimin e dirigjentit Antonia Pine, ky është hapi i parë për të vazhduar me nhë koncert të madh në Teatrin ” Skampa”.-shprehet Klinton Kapaj

Për dekada me radhë, tingujt e bandës frymore  “Afërdita” kanë shoqëruar gëzimet, festat dhe momentet historike të Elbasanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026