Elbasan|4000 fermerë aplikojnë për naftë, shumica të pakënaqur me çfarë ofron shteti

9 Prill 2024 | 17:34

Interesi i fermerëve në Elbasan për të përfituar nga mbështetja financiare në bujqësi është i lartë.

Më shumë se 4000 fermerë të bashkisë Elbasan kanë aplikuar deri tani, për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi. Më shumë interes, ashtu si vitet e shkuara ka pasur edhe për skemën mbështetëse të naftës, ndonëse fermerët thonë se është e pamjaftueshme.

“Ne kulturat i bëjmë të tëra. Kemi vreshtari, qërshi, mollë, rrush, misër, grurë, perime por kostot janë të larta. Ne jemi në një fshat malor dhe nuk i përballojmë dot me shumë vështirësi. Kam aplikuar dhe vitin e kaluar dhe nuk i mora”, tha njw fermer.

“Ne jemi nga Rrasa e Belshit. Çfar kultivoni? Ulli, grurë misër, jonxh i kemi të gjitha kulturat se fshati ka lloj lloj problemesh. Jo jo, nuk i plotësojmë por sado ndihmon pak”, tha njw tjetwr fermer.

“Po do i plotësojmë ne po këto duan të mbashë shumë gjëra, ne përshembull kemi 10 bletë këta si shënojnë. Çfardo që të kesh pak këta thonë duhet të kesh me shumicë, ne me shumicë ku ti gjejmë. Pra ky është kushti? Ky është por dhe ajo s’është e mirë se sdihet si shkon”, tha njw grua.

“Po ndihmon se është pragu i mbjelljes se mistrit ime. Plugimi është 20 mije lek një dylym, 15 është freza, 15 është mblellja lërë fara e misrit sa vete. Prandaj na ndihmon içik shteti që të mbjellim mistrin të pakten”, tha njw zonjw tjetwr.

Afati për kryerjen e aplikimeve është deri në datën 19 prill. Skema Kombëtare shkon aktualisht për prodhim dhe kjo skemë ndihmon kostot e drejtpërdrejta të fermerëve për të mundësuar të ardhura ekonomike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026