“Elektra” e Sofokliut të Durrësit, tragjedia antike trajton probleme që janë dhe sot
Tragjedia e madhe greke, “Elektra” e Sofokliut, ka folur shqip në teatrin e Durrësit.
Me regji të Kiço Londos dhe një kast aktorësh të rinj, tragjedia antike nisi në fundjavë rrugëtimin e saj.
“Është një kompleksitet arsyesh që ne jemi sot në Durrës. E para, jemi premierë me ‘Elektrën’. E dyta, e fillojmë nga porta hyrëse e rrugës ‘Egnatia’ për të vijuar më pas me Elbasanin, me Pogradecin, Ohrin, Selanikun, Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Beratin e mrekullueshëm etj. Pra do të jetë një shfaqje që do të lëvizë. Arsyeja e tretë që më solli këtu është 100-vjetori i artistit të madh, Sulejman Pitarka, i cili ka ardhur në këtë qytet 3 vjeç dhe u largua 23 vjeç”-tha Kiço Londo, regjisor.
Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja vjen më aktuale se kurrë, duke zbuluar pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e harruar të faljes.
“Janë tekste të pakoha. Ka 3000 vjet që vihet në skenë, luhet, interpretohet, flet për mesazhe të mëdha dhe njerëzit vijojnë të bëjnë po të njejtat gabime edhe 3000 vjet më vonë”-tha Alert Çeloaliaj, aktor.
“Unë mendoj që të njejtat gjëra janë, vetëm kohët ndryshojnë”-tha Denisa Demaj, aktore.
“Mesazhet janë të shumta, por dua të them atë që është qëndrori: Nuk duhet të biem në krahët e së keqes, duhet të kapemi nga drita”-shtoi Londo.
Tragjedia trajton historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj.
Në këtë botë, Elektra zgjedh të jetë e vetmja qelizë e ndërgjegjes së gjallë, që nuk do të pushojë së denoncuari imoralitetin dhe hipokrizinë në përjetësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë