Elisa Spiropali reagon pas emërimit si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme

11 Shtator 2025 | 17:31

Elisa Spiropali, ka reaguar për herë të parë pas emërimit të saj në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ky emërim u konfirmua zyrtarisht nga Kryeministri Edi Rama, duke i besuar asaj një prej pozicioneve më të rëndësishme në qeveri.

Spiropali, e cila më parë ka drejtuar Kuvendin e Shqipërisë, e konsideron këtë detyrë si një nder dhe përgjegjësi të madhe.

Ajo thekson se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 është një mision historik dhe prioritet kryesor i saj.

Në reagimin e saj në Facebook, Spiropali shprehet se prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve do të jenë përherë detyrë nderi në punën e saj.

Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit

“Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik.

Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime.

Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane.

Mirënjohje”, shkruan Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026