Elvis Hoxha: Ndërkombëtarët këshillojnë, por Kosova vendos vetë
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha ka shtjelluar në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania strategjinë se çfarë hapash do të ndërmarrë shteti i Kosovës në këtë situatë të tensionuar.
Sipas tij këshillat e ndërkombëtarëve janë të qarta, por qeveria Kurti vendos vetë. Hoxha solli në vëmendje kërkesën për të shtyrë me 10 muaj reciprocitetin për targat, por tha se është e paqartë çfarë do të ndodhte ato 10 muaj.
“Kur nuk ka mendim, ka dëshpërim. Gjithë kjo që dëgjoj nga media dhe opozita është të krijojmë dëshpërim në popull dhe kur prodhon dëshpërim mund ta shkatërrosh politikën tënde. Nëse do të kesh forcë duhet të prodhosh të drejtën tënde. Ku u prishëm ne me amerikanët?! Vërtetë, kjo është qesharake. E kam dëgjuar gjithmonë këtë sikur amerikanët janë ato kalamajtë e vegjël te kopshti që ma more lodrën edhe idhnohen, edhe pastaj shkojnë pajtohen me gisht,” – u shpreh Hoxha.
Kurti tha se data e fundit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, është 31 tetori.
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se është kërkesë edhe e shteteve të QUINT-it që ky afat të shtyhet për 10 muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)