Emigrantët| Ministri i Brendshëm nënshkruan marrëveshjen me kreun e FRONTEX

5 Qershor 2023 | 16:56

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pritur sot në një takim kreun e FRONTEX, Hans Leijtens, me të cilin nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.

Përmes një reagimi në facebook, ministri i Brendshëm shkruan se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për t’i prerë rrugën flukseve migratore nga Afrika dhe Lindja e Mesmeve, në respektim të plotë të të drejtave të njeriut.

“Menaxhimi i kufirit dhe respektimi i të drejtave të njeriut nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ne jemi maksimalisht të vendosur të garantojmë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut. FRONTEX është një histori suksesi në vendin tonë. Shqipëria si vend tranzit luan një rol të rëndësishëm për t’i prerë rrugën flukseve migratore nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kontribuon aktivisht në sigurinë e vetë kufijve të BE”, thotë Çuçi.

Mekanizmi i Ankesave i agjencisë do të trajtojë ankesat e paraqitura kundër shkeljes së pretenduar të të drejtave themelore të kryera nga anëtarët e ekipeve policore gjatë operacioneve në zonat kufitare për parandalimin e flukseve migratore dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026