Emigrantët rikthehen në vendet e punës pas festave me shijen e hidhur të çmimeve të shtrenjta në atdhe

4 Janar 2022 | 14:07

Pasi kaluan festat e fundviti pranë familjarëve, emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, kanë nisur të kthehen.

Në doganën e Kapshticës megjithë fluksin e lartë nuk janë shënuar radha alarmuese.

Ndërkohë, konstatimi i përbashkët i emigrantëve, kanë qenë çmimet e larta që këtë vit kanë gjetur në atdhe.

“Ishim gati 7 ditë, çmimet ishin shumë shtrenjtë, si ky vit s’kisha parë ndonjëherë kaq të shtrenjta gjërat,” tregon një emigrant për kamerën e Euronews Albania.

“Shumë shtrenjtë, në krahasim me më parë po, çmimet si në Greqi si në Shqipëri janë njësoj”, u shpreh një tjetër.

Për të tjerë trafiku me të cilin janë përballur rrugëve të atdheut ka lënë një shije jo të mirë.

Ndryshe nga herët e kaluara, fatmirësisht këtë herë emigrantët nuk janë duke u përballur me radhë të gjata.

Dogana e Kapshticës vijon normalisht punën me 3 sportele në dalje e 2 në hyrje të Shqipërisë.

Në datat 1-3 janar kane dalë nga Shqipëria 7169 shtetas ndërkohë në pikën kufitare të Qafë Thanës në drejtim të Maqedonisë së Veriut 5478 shtetas. Në total janë larguar 12647 shtetas nga vendi ynë.

Në Portin e Vlorës dhe në pikën e kalimit kufitar në Muriqan korrespondentët Ebrieta Maçaj dhe Teodor Gjerga raportuan fluks më të ulët se në vitet e tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026