Emocionin indoneziani, këndon “Xhamadani vija vija” për 28 nëntor

28 Nëntor 2023 | 08:11

Kim Anpas Tohir Maulana indoneziani i cili ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri ishte i ftuar në këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ku zgjodhi të bënte urimin e tij përmes këngës.

Teksa mbante në krahë flamurin kuq e zi, indoneziani këndoi një nga këngët më të sadhura shqiptare “Xhamadani vija vija”, duke krijuar atmosferë festive në studion e emisionit.

Kim është një personazh shumë interesant nga Indonezia dhe ka 2 vite qe jeton ketu ne Shqiperi. Ai është student per degën anglisht. Ka zgjedhur  vendin tonë sepse i pëlqen shumë që të njohë kulturën shqiptare.

Më përpara se të vinte këtu Kim, kishte menduar se Europa ishte vend i egër por i ndodhi krejt e kundërta sidomos me popullin shqiptar. Ai jeton së bashku me një shqiptar dhe me dikë nga Maqedonia e Veriut.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024