Emocionon 90-vjeçarja: Kisha 4 fëmijë, kam 7 vite që jetoj në azil, burri vdiq…
Zonja Liri ka 7 vite që jeton në një qendër rezidenciale për të moshuarit, ajo ishte këtë të martë e ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania ku ka treguar për jetën e saj.
Ajo tha se kishte katër fëmijë, por djali i vetëm mes tre vajzave ka dy vite që i ka ndërruar jetë, ndërkohë rrëfen se është bërë edhe stërgjyshe. Pas vdekjes së burrit, duke i pasur të gjithë fëmijët në emigrim ajo vendosi të shkonte në qendrën për të moshuarit në mënyrë që ditët e saj të ishin të mbushura me njerëz
“Unë kisha katër fëmijë, tre çupa dhe një djalë. Djali s’ka bërë dy vite që ka vdekur. Kam tre çupa. Shtëpinë e kisha në kat të pestë. Unë isha vetëm, se burri më vdiq, nuk kisha njeri për ndihmë. U sëmura. Më ndihmonte ndonjëherë një nip, por nuk kisha njeri brenda. Njeriu ka shumë nevojë në jetë, për të psonisur, për ysmet, kështu që vendosa të vij në qendër. U mora vesh me telefon dhe shkova te Lili (zonja që drejton qendrën).
Këto 7 vite te Lili kam qenë shumë e lumtur. TË mos më kishte vdekur djali s’ka vend më të lumtur për mua. Brezi jonë jemi shumë të vuajtur. Ne dolëm nga hiçi kemi punuar shumë orë. Djalin dhe vajzat i kisha në Itali, ndaj u detyrova të shkoj atje. Se unë kam shkuar në Itali jam operuar, kam shkuar tre vite në Greqi, por konditat e mia ishin më të mira në Shqipëri dhe ata kanë fëmijët e tyre. Unë jam bërë stërgjyshe”,-tha e moshuara.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)