EMRAT| Aksident i rëndë në Peqin, humbin jetën 2 të rinj

31 Gusht 2025 | 09:09

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Peqinit, në zonën e njohur si “Ura e Teqes”.

Një automjet tip “Volkswagen Golf” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve. Viktimat janë identifikuar si Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy 24 vjeç dhe banues në Peqin.

Mësohet se automjeti me të cilin udhëtoni dy të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie.

Të rinjtë u transportuan fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, por nuk mundën t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshimet e para tregojnë se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë shkaku i aksidentit të rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026