Emrat/ Qëlluan me armë drejt një automjeti në Kamëz, policia identifikon 3 të rinjtë
Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:30, në rrugën “New York” pranë Rrethit të Bathores në Kamëz, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Dyshohet se nga një automjet në lëvizje është qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër ndërsa policia ka identifikuar Dejvi Mullain, Fabion Kurtin dhe Enedjo Kaci si të implikuar këtë ngjarje.
Të tre këta persona janë shpallur në kërkim ndërsa dyshohet se një konflikt personal ka qenë shkaku i kësaj ngjarje ku tre të rinjte dyshohet se kanë qëlluar me armë ndaj një makine tjetër në lëvizje.
Pas ngjarjes, autoritetet policore kanë realizuar kontrolle të imtësishme në zonë dhe kanë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për të larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas hetimeve paraprake, autorët dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër.
“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.
Janë sekuestruar dy automjeteve që dyshohet se janë përdorur nga tre shtetas të dyshuar si autorë si dhe punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që janë larguar autorët pasi kanë braktisur automjetet që përdorën për të qëlluar me armë drejt një automjeti tjetër.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik