EMRAT/ Shitën bileta për Shqipëri-Serbi me çmime deri në 1500 euro, 3 të arrestuar
Në prag të ndeshjes Shqipëri–Serbi, kërkesat për bileta janë të panumërta, gjë që ka sjellë edhe shitjen e tyre në tregun e zi me çmime disa herë më të larta se ato zyrtare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë arrestuar 3 persona dhe kanë proceduar 2 të tjerë, pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale shisnin bileta me çmime shumë më të larta se ato të përcaktuara nga FSHF.
Biletat shiteshin për shumat nga 250 euro deri ne 500 euro ndërsa te zona vip çmimi shkonte deri në 1500 euro.
Në kuadër të operacionit u identifikuan dhe arrestuan shtetasit Ledion Metallari, 34 vjeç, Arbi Topi, 23 vjeç dhe Ilir Lokaj, 24 vjeç ndërsa u proceduan penalisht shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, të cilët janë nën akuzat për “Manipulim të tregut” dhe “Fshehje të të ardhurave”.
Njoftimi i policisë
Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2.
Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.
Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij