Të bindur për fitoren, Strakosha e Hoxha analizojnë Serbinë: Kanë kualitet, por…

4 Qershor 2025 | 14:38

Strakosha dhe Hoxha ishin dy lojtarët e radhës të Kombëtares shqiptare, të cilët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, nga ku deklaruan se ndaj Serbisë do të merren 3 pikë.

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, e cila është vendimtare sa i përket objektivit për kualifikim drejt Kupës së Botës 2026. Këtë të mërkurë u zhvillua edhe konferenca e radhës për shtyp, ku të pranishëm ishin sulmuesi Arbër Hoxha dhe portieri Thomas Strakosha.

Gardiani, i cili aktivizohet me AEK-un në kampionatin grek, analizoi atmosferën në ekip.

“Ne e shohim sportivisht, na vlejnë 3 pikët. Të tregojmë që meritojmë Botërorin, e shtuna është më e rëndësishmja. Ëndrra jonë është Botërori, prandaj e kemi përgatitur shumë mirë deri tani. Çunat janë pozitivë dhe besoj do ia dalim”, tha Strakosha.

Më tej ai foli edhe për mungesën e minutave në kampionatin helen.

“Nuk besoj që është problem, stërvitem gjithmonë. Është çështje përqendrimi kur arrin në këtë moshë, jam gati”, tha Strakosha.

I bindur për një rezultat pozitiv është edhe sulmuesi Hoxha.

“Do jetë ndeshje e vështirë, kundërshtari ka cilësi në grup. Jemi përgatitur mirë, besoj do ta fitojmë ndeshjen”.

Në seancën e fundit stërvitore nuk u stërvit me ekipin sulmuesi Rey Manaj për shkak të gjendjes gripale, por asgjë serioze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë

Policia e Shtetit ka liruar pas rreth dy orësh shoqërimi aktivistin e protestave, Arben Kola, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të hëne gjatë...
13:03 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026