EMRI/ Akuzohet se plagosi një person në Berat, arrestohet në Greqi 35-vjeçari

29 Gusht 2025 | 12:18

Një 35-vjeçar nga Berati është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzat për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, dhe mbajtje pa leje të armëve.

“Në muajin maj 2021, në Poshnje, Berat, shtetasi Fatjon Shabanaj. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I. I., i cili si pasojë është plagosur”, thuhet në njoftim.

Arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet greke dhe Interpol-in ndërsa aktualisht po vijon procesi për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Njoftimi i policisë

“Vijon bashkëpunimi intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit me Policinë greke, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, lindur në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në muajin maj 2021, në Poshnje, Berat, shtetasi F. Sh. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I. I., i cili si pasojë është plagosur.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit F. Sh., në Shqipëri.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, vijon intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026