Emri/ Arrestohet autori i vrasjes së 67-vjeçarit në Kurbin, sekuestrohet arma krimit

25 Shkurt 2025 | 16:38

Policia ka vënë në pranga 53-vjeçarin Dashnor Tota, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri një 67-vjeçar në fshatin Vilëz, Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur pasidten e së hënës ndërsa pas një operacioni të gjerë në territorin e fshatit dhe zonat përreth, autoritetet arritën të lokalizojnë dhe kapin autorin e dyshuar të vrasjes.

Gjatë kontrolleve, në momentin e kapjes, Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, të cilën dyshohet se Tota e ka përdorur për të ekzekutuar 67-vjeçarin, Dodë Mamli, për motive pronësie.

Operacioni për kapjen e autorit u realizua nga Shërbimi Operacional i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë dhe Njësinë Shkodër.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Lezhës po mbledh prova dhe po dokumenton rrethanat dhe shkakun e vrasjes ndërsa paraprakisht dyshohet për një konflikt pronësie.

Pas përfundimit të hetimeve, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Arma e sekuestruar

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026