Emri| I dënuar me 6 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë 46-vjeçari
Gentian Kadillari, alias Endri Zyli Imeraj, një shtetas shqiptar i dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim nga autoritetet italiane është arrestuar këtë të mërkurë në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankona, Itali, e ka dënuar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana po vijon punën me homologët në Itali për të bërë të mundur ekstradimin e 46-vjeçarit drejt italisë.
“Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 5”.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Don Bosko” dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj 46 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona