SPAK mega-operacion në Manzë, goditet “selia” e organizatës së trafikut të kokainës

25 Shtator 2024 | 15:16

SPAK, në bashkëpunim me prokurorinë italiane dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese, ka zhvilluar një operacion për çështjet e trafikut të drogës. Burime bëjnë me dije se janë firmosur disa urdhër-arreste për persona të përfshirë në trafikun e kokainës. Operacioni u realizua mbrëmjen e të martës dhe paraditen e të mërkurës në zonën e Manzës. Po ashtu, me vendim gjykate, bëhet me dije se u kontrolluan disa banesa.

Sakaq mediat italiane kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në territorin e vendit fqinj.

Në Itali janë lëshuar 60 urdhër-arreste për personat e përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Vlera totale e përfituar nga aktivitetet e supozuara kriminale të këtij grupi shkon në 60 milionë euro.

Mediat italiane shkruajnë se grupi kriminal kishte selinë e tij në Shqipëri, me degë të organizuara në të gjithë territorin kombëtar.

Grupi e trafikonte drogën nga Amerika e Jugut në Itali, duke përdorur rrugët e transportit tregtar dhe më pas e transportonte me kamionë në Spanjë e Holandë.

Sasitë e mëdha të kokainës, sapo arrinin në Itali, ruheshin në pesë baza logjistike dhe operative në Brescia, Romano di Lombardia, Palazzolo sull’Oglio dhe në komuna të tjera të Italisë veriore dhe qendrore, si Varese dhe Pisa.

Në këto qendra, drejtuesit e depozitave grumbullonin paratë e përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, të cilat u dorëzoheshin një shoqate paralele italo-kineze. Kjo shoqatë ofronte shërbime bankare të fshehta për transferimin e kapitalit të paligjshëm jashtë vendit. Një sasi e madhe parash nga trafiku i drogës kalonte, përmes një shtetasi kinez që jetonte në zonën e Breshias, në një sistem kompleks pastrimi parash që ai kishte ngritur përmes faturave të rreme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026