EMRI/ Vritet me thikë i burgosuri shqiptar në burgun grek

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
19 Janar 2026 | 17:14

Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën këtë të hënë brenda burgut të sigurisë së lartë në Koridhallos, në Greqi. Shqiptari i identifikuar si Jani Aliaj mësohet se ka ndërruar jetë pas plagëve të marra me thikë nga një i burgosur tjetër.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në krahun e tretë të burgut, në rrethana që ende nuk janë të qarta. Viktima, ka ndërruar jetë pas plagëve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë e i improvizuar, i përdorur gjatë sulmit nga një tjetër i burgosur me kombësi greke.

Jani Aliaj, rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima dhe autori ishin të dënuar për krime të rënda, përfshirë vrasje, duke e bërë këtë ngjarje një përplasje mes dy kriminelëve me rrezikshmëri të lartë. Deri tani nuk dihet nëse shkak i incidentit ishte një konflikt i mëparshëm, hakmarrje apo edhe kushtet e vështira të paraburgimit.

Sipas mediave greke, autori i vrasjes ishte dënuar më parë për vrasjen e një shtetasi shqiptar në rrugë, në zonën e Agios Panteleimonas verën e kaluar. Dyshohet se ai është personi që vrau 47-vjeçarin shqiptar Artur Bashimi.

27-vjeçari, i cili njihet si përdorues i drogës, kishte deklaruar pas arrestimit se kishte marrë përsipër të ekzekutonte shqiptarin për një shumë prej 15 mijë euro. Sot, ai dyshohet se i mori jetën një tjetër shtetasi shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama prezanton projektin e Kampusit “Aleksandër Moisiu” në Durrës: Është rezultat i asaj çka kërkoi protesta e studentëve

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka qenë në Durrës për të prezantuar “Prezantimet finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”....
10:33 | 23/06/2026

Kuvendi mbyll punimet të enjten, PD kërkon seancë plenare për mocion me debat mbi protestat

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin me urgjencë të një mocioni me debat në seancë plenare, duke argumentuar se protestat e...
10:27 | 23/06/2026

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar këtë të martë me një sërë lëvizjesh dhe emërimesh në nivelet drejtuese, pas përfundimit të konkurrimeve për drejtues qarqesh dhe...
09:14 | 23/06/2026