“Ëndërr e bërë realitet”, Shehu flet për Kombëtaren dhe formën e mirë në Poloni

14 Prill 2025 | 14:25

Futbollisti i Kombëtares, Julian Shehu, foli në një lidhje live nga Polonia për emisionin Max Sport.

Ai tregoi emocionet e aktivizimit të tij të parë me Kombëtaren dhe shpërthimin me golat në kampionatin polak, ku menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar me Andorrën, ka shënuar tre gola në po aq ndeshje me ekipin e Widzew Lodz.

Futbollisti Julian Shehu tha se aktivizimi me Kombëtaren është kulmi i karrierës për të.

“Kam 3 vite në Poloni. Fillimi ishte i vështirë dhe, pas dëmtimit, gjithçka ka qenë perfekte. Jam shumë i lumtur. Jam i kënaqur; kontrata mbaron vitin tjetër. Emocionet ishin në debutimin me Andorrën, por jo aq sa të më bllokonin, u ndjeva mirë në fushë. Jam 26 vjeç tani, nuk jam më aq i ri sa për të ndier bllokim nga emocionet. Pozicioni im natyral është para mbrojtjes, por, në varësi të trajnerëve, mund të luaj edhe pak më i avancuar megjithëse unë ndihem më mirë kur luaj para mbrojtjes. Për mua, Kombëtarja ishte kulmi i karrierës – një ëndërr e bërë realitet. Tani kam më shumë vetëbesim në fushë pas ndeshjes me Kombëtaren,” – tha Shehu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026