Energjia sizmike e lëshuar në Egjeun jugor korrespondon me një tërmet 6.5 ballë

23 Mars 2025 | 12:37

Energjia sizmike e lëshuar në Egjeun jugor, midis Santorinit dhe Amorgos, me më shumë se 20 mijë tërmete në javët e fundit, korrespondon me një tërmet potencialisht shkatërrues me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter, tha sot profesori i gjeologjisë Efthimios Lekas.

Efthimios Lekas, i cili është edhe presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, tha në një deklaratë për televizionin ERT se ishte një fenomen i paprecedentë që komuniteti shkencor vazhdon të monitorojë me interes të vazhdueshëm global, duke përdorur sensorë të përmirësuar të instaluar në zonë, raporton Kathimerini.

“Mbi 20,000 dridhje sizmike të regjistruara në periudhën e fundit korrespondojnë me energjinë sizmike të një tërmeti me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter. Fatmirësisht, kjo situatë është qetësuar më shpejt nga sa prisnim”, tha Efthimios Lekas, i cili theksoi se në zonë ishte akumuluar një sasi e madhe energjie që po akumulohej gradualisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026