I shoqëruar nga Yuri Kim, Escobar mbërrin në selinë e PD. Takohet me Alibeajn
Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane në Departamentin e Shtetit, Gabriel Escobar ka mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në selinë e PD-së zyrtare.
Ai pritet të takohet me kreun e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeajn, i cili do të jetë i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Fokus i takimit pritet të jenë zgjedhjet lokale të 14 majit dhe pastërtia e figurave të cilat do të garojnë.
Në orën 11:30, Escobar do të takohet gjithashtu me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.
Në këto vizita, Escobar shoqërohet nga ambasadorja Yuri Kim.
Kujtojmë se Escobar, mbërriti të martën në Tiranë dhe zhvilloi takime me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
Ambasada e SHBA njoftoi se gjatë takimeve, zyrtari DASH nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderëve të sigurojnë së kandidatët që garojnë në 14 maj të përmbushin kërkesat e ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:41 Rusia dërgon ndihma humanitare në Venezuelën e goditur nga tërmeti
- 12:39 Katari dënon sulmet iraniane si ‘shkelje flagrante’ të së drejtës ndërkombëtare
- 12:31 Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)