“Është luftë hibride, pa rregulla”, Duro për luftën në Izrael: Do vuajnë civilët
Kolonel Foto Duro ishte këtë të diel i ftuar në emisonin “Review” në Euronews Albania për ë folur rreth luftës së shpallur në Izrael ndaj grupit militant të Hamasit.
Duke e krahasuar me luftë në Ukrainë ai tha se kjo luftë është një luftë hibride e cila nuk njeh rregulla e nuk ka thellësi strategjike luftë, ndaj pasojat do i vuaj dhe po i vuajnë civilët.
“Në këtë rast kemi zhvillimin e një lufte hibride e cila nuk njeh rregulla dhe për shkak të faktit se në luftën e sotme edhe thellësia ndihmon frontin. Ndihmon në një masë të madhe. Rreth 20% e trupave në Ukrainë nga ana ruse janë në front, pjesa tjetër duhet të ishin në logjistikë dhe në mbështetje, nuk e pati këtë gjë dhe Rusia u ndodh në pozitën që nuk po përparonte dot.
Kjo pjesë e pas frontit është po aq aktive në një luftë moderne dhe kundërshtari synon ta neutralizojë në të gjitha kushtet. Ndaj nuk është çudi që shikojmë sot që popullsia civile vuan pasojat e goditet. Të gjitha këto ushqejnë frontin. Nga ana tjetër Izrael dhe shtete të tjera të rripit të gazës, duke mos patur thellësi veprimi, janë të detyruara të të kundërveprojnë ashpër që në momentet e para. Izraeli shpalli mobilizimin e përgjithshëm dhe mund të shikojmë një agravim të situatës në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërkuan largimin nga Izraeli, mbërrijnë në vend 40 shqiptarët e parë
- Lufta Izrael-Palestinë/ Studiuesi shpjegon: Ja ku është zanafilla e konfliktit
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë