Estonia ndalon fluturimin e avionëve rusë në hapësirën e vet ajrore
Vende të ndryshme të botës po ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore.
E fundit që njoftoi një lëvizje të tillë është shteti baltik i Estonisë, i cili kufizohet me Rusinë.
Shtetet e tjera baltike, Lituania dhe Letonia po përgatiten gjithashtu të ndërmarrin të njëjtin hap, tha në një deklaratë ministri lituanez i Transportit, Marius Skuodis.
Polonia, Bullgaria dhe Republika Çeke gjithashtu kanë vendosur ndalime.
Të enjten, Britania e Madhe ndaloi linjën ajrore kombëtare ruse ‘Aeroflot’ të ulej në Britani.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministrja estoneze Kaja Kallas u bëri thirrje të gjitha vendeve të tjera të BE-së që të ndjekin shembullin.
“Nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor në qiejt demokratikë”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar