‘Ethet’ e garës, kush janë kryebashkiakët që do rikonfirmojë Rama
Kur na ndajnë 8 muaj nga zgjedhjet lokale, ethet elektorale për kandidatët që do të garojnë kanë nisur.
Socialistët që janë në pushtet që prej 2013-ës, kanë si synim të ruajnë një rezultat pozitiv në pjesën më të madhe të bashkive të vendit.
Deri më tani, Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile për rikandidim disa prej kryebashkiakëve.
Beteja më e madhe elektorale do të zhvillohet në Tiranë, e për këtë kryesocialisti nuk shikon zëvendësues tjetër, veç Erion Veliajt për një mandat të tretë.
Pjerin Ndreu është një tjetër kandidat i cili pritet të marrë besimin e kryesocialistit në Lezhë, për një tjetër mandat.
Në daljet publike, Rama ka vlerësuar pozitivisht punën e të parëve të qyteteve në Cërrik dhe Sarandë, ku Andis Salla dhe Adrian Gurma pritet të rikonfirmohen.
Në tjetër kryebashkiak aktual që pritet të rikandidojë sërish është Elton Arbana në Shijak.
Rama pritet të rikonfirmojë pjesën më të madhe të kryetarëve të bashkive që garuan në zgjedhjet e 6 marsit. Një ndër ta është, Rahim Spahiu në krye të Dibrës.
Por mes emrave që presin një përgjigje pozitive ka edhe kryebashkiakë që janë konfirmuar publikisht se nuk do t’i besohet një tjetër mandat.
I tillë është emri i Dritan Lelit në Vlorë që e përfundon mandatin duke i shkëputur marrëdhëniet me Partinë Socialiste për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me kryeministrin Rama.
Motorët e fushatës do të nisin më herët, ndaj Edi Rama më 7 dhe 8 tetor do të zhvillojë një takim dy ditor me kryebashkiakët në Durrës ku në fokus do të jenë edhe zgjedhjet vendore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta