Euro 2024| Atmosferë pozitive tek kuqezinjtë, Shqipëria synon 6 pikë
Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet në prag të ndeshjeve vendimtare kualifikuese drejt Euro 2024. Këtë të hënë në konferencën për shtyp ishin dhe dy futbollistë të cilët po bëjnë mirë në skuadrat e tyre, Sokol Cikalleshi dhe Nedim Bajrami. Dyshja në fjalë kanë analizuar kundërshtarët, ndërsa shpresojnë në marrjen e rezultateve pozitive.
Sulmuesi i Konyaspor, ka pohuar se skuadra është e gatshme për të dyja sfidat.
“Janë 3-4 ditë deri te ndeshja e parë por lojtarin e bën klubi dhe stërvitja që bën çdo ditë. Të gjithë janë të gatshëm dhe pse kemi pak ditë, filozofinë e kemi marrë dhe e kemi kuptuar. Kemi një stil loje që po e aplikojmë. Edhe pse janë pak ditë, kemi kohë për atë që kërkon trajneri dhe duhet ta aplikojmë në fushë”, tha Cikalleshi.
Më tej Cikalleshi ka pohuar se në këtë pikë mbështetja duhet të jetë maksimale.
“Kemi nevojë për mbështetjen e medias dhe tifozëve sepse duke qenë bashkë, ia arrijmë kësaj ëndrre. Është një ekip që do të vuajmë por jemi gati sepse kemi shënuar, kemi luajtur dhe mbrojtësit kanë minuta. Jemi në moment shumë të mirë por ndeshja do të kalojë dhe më shumë mundësi i jap angazhimit dhe ju siguroj se do të jetë”, shtoi ai.
Mesfushori Nedim Bajrami ka shtuar më tej, se atmosfera pozitive vjen dhe pas ardhjes së teknikut Sylvinho
Më 6 shtator Shqipëria udhëton drejt Pragës aty ku do të përballet me Çekinë, ndërsa ndeshja tjetër është ajo ndaj Polonisë në Air Albania. FSHF bën me dije se për ndeshjen që luhet në shtëpi janë shitur të gjitha biletat.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)