Eurodeputeti austriak: Lajçak po mbështet hapur Serbinë kundër Kosovës
Thomas Waitz, dpeutet austriak i parlamentit europian u shpreh se emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak po e mbështet hapur Serbinë kundër Kosovës.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ai nënvizoi se qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me negociatorin nga ana tjetër që as nuk të pranon si negociator legjitim.
“Z. Lajçak ka një histori që nuk po e bën atë kandidatin më të mundshëm për një negocim të paanshëm. Ai ishte Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, i një vendi që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet te pavarur dhe ishte ministër i Jashtëm pikërisht në këtë kohë. Pra, si mund të jesh negociator midis dy palëve nëse ju dhe historia juaj në fakt nuk e keni njohur njërin nga dy partnerët e negociatave në tryezë? E kuptoj që qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me negociatorin nga ana tjetër që as nuk të pranon si negociator legjitim. Në thelb, pala serbe thotë: “Çfarë po negocioni me ne? Vendi juaj është yni gjithsesi.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjyqi i Trump do të fillojë në maj 2024
- Shtëpia e Bardhë hap zyrën për t’iu përgjigjur pandemive të reja të mundshme
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin