“Faleminderit Shqipëri”, grekët e zonave të prekura nga zjarri bëjnë “shqiponjën”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dadias është një nga zonat më të prekura nga zjarret në prefekturën e Alexandroupolit.

Këtu shumica e banorëve janë larguar për shkak të frikës nga zjarri ndërkohë që shprehen të suprizuar se zjarrfikës nga Shqipëria kanë ardhur të ndihmojnë shtetit grek në këtë situatë të vështirë ”

Ata pak banorë që kanë ngelur në fshatin grek, shumicën e kohës luten me sytë nga kryqi I kishës.

- Advertisement -

Shpresa e vetme për ta ngelet tek Zoti, pasi ditët e fundit zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, duke u afruar edhe tek ta.

Euronews Albania i pyeti se si ata ndiheshin teksa vende të ndryshme kanë ardhur në ndihmë, një ndër to, edhe Shqipëria.

“Për 70 vite në këtë pyll nuk ka pasur zjarre, kujdesi ishte i madh por tani mushkëritë e fshatit nuk janë më. Faleminderit ju që keni ardhur, por nuk keni çfarë bëni më, këtu situata ka dalë jashtë kontrollit”, thotë Jorgos Babakis, banor.

“Shumë njerëz nga vende të ndryshme kane ardhur ne ndihme te Greqisë në këtë kohë, shoh pashe kamionët e Shqipërisë dhe ngela i suprizuar sepse marrëdhënia jonë këtë kohë nuk është shumë e mirë, por është mirë për Shqipërinë dhe Greqinë të qëndrojnë bashkë. Shpresoj që do bashkëpunojnë dhe marrëdhënia të jetë më e mirë në të ardhmen”, shprehet një tjetrë.

“Askush nuk është i sigurte ende ç’po ndodh këtu por po ndodh një katrahure këtu, kjo është e sigurte. Është një veprim i mirë nga Shqipëria sepse ne jemi afër me ju, të ndihmosh në këto momente është diçka unike, në qoftë se diçka ndodh në Shqipëri mendoj se edhe Greqia duhet të ndihmojë Shqipërinë”, thotë një vajzë e re.

Në përfundim të intervistës ajo bën dhe shqiponjën dykrenare, në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve që po ndihmojnë.

49 zjarrfikës nga Shqipëria dhe forca ushtarake po punojnë në zonën e Alexandroupoli për të vënë në kontroll flakët, edhe pse situata ka marrë përmasa të mëdha dhe fikja totale e tyre kërkon kohë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Vrasja e Elton Javorit në Fier, gjendet automjeti i përdorur dhe arsenal armësh

Fier/Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së 41-vjeçarit, më datë 07.12.2023. Procedohet penalisht 70-vjeçari që kishte fshehur në garazhin e banesës...

Akuzohen për kultivimin e 250 bimëve narkotike, arrestohen 2 persona në Elbasan

Dy shtetas në Elbasan kanë rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të 250 bimëve narkotike, në muajin qershor,...

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e Policisë, pasi shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizata ktiminale” dhe...

TË FUNDIT

Në burg për korrupsion, Leonard Palushi depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-shefi i hetimit të krimeve në Elbasan Leonard Palushi depoziton rekurs në gjykatën e lartë. Ai kërkon të shpallet i pafajshëm duke kundërshtuar vendimin e...

Begaj përkujton 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut

Presidenti i Republikës, Bajra Begaj, ka përkujtuar 75 vjetorin e krijimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, një dokument themelor në historinë...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×