Familja e Andi Malokut kërkon dëmshpërblim financiar nga Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj

5 Maj 2021 | 11:53

Familja e Andi Malokut, i mbetur i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në makinën e prokurorit Arian Ndoja, ka kërkuar më Gjykatë dëmshpërblim pasuror ndaj dy të pandehurve, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Ndërkohë seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme dështoi sërish, për mungesë të avokatëve.

I thirrur në këtë seanca ishte dhe prokurori Arian Ndoja, por edhe ai nuk u paraqit.

Procesi për atentatin e bujshëm ndaj Prokurorit dhe dy personave të tjera pritet të gjykohet në themel, por dy seancat e para kanë dështuar.

Redian Rraja dhe Ariol Halilajt akuzohen se qëlluan më armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin Andi Maloku, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Ndaj tyre rëndojnë pesë vepra penale si; vrasja e funksionarëve publikë, vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbajtja e armëve pa leje, vjedhje dhe për grup të strukturuar kriminal.

Lexoni gjithashtu:

GJKKO kalon për gjykim dosjen për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

SPAK kërkon shtyrjen me tre muaj të hetimeve për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, SPAK çon në pranga Ariol Halilajn

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026