‘Fati’ i Armando Brojës, trajneri Pochettino merr vendimin, sulmuesi lë pas dëmtimin
Skuadra e Chelseas pritet të ketë shumë ndryshime sa i përket sezonit të ri futbollistik, me trajnerin Pochettino që ka piketuar lojtarët e dëshiruar, e ata të cilët duhet t’u japë dorën.
Ish-tekniku i Tottenham ka shprehur dëshirat e tij në merkato, ndërsa njëri prej tyre është mesfushori Kaisedo.
Sipas mediave britanike, do të bëhej një ndërrim mes tij dhe sulmuesit shqiptar Armando Broja, por diçka e tillë duket se nuk do të ndodhë.
Broja do të jetë pjesë e Chelseas, ndërsa është grumbulluar për fazën përgatitore që skuadra do të zhvillojë.
21-vjeçari ka lënë pas dëmtimin e rëndë që e mbajti jashtë larg fushave për disa muaj, ndërsa do të jetë në dispozicion të argjentinasit.
Armando Broja ishte në tribunë në ndeshjet Shqipëri-Moldavi, ende jo gati për të qenë në fushë me kuqezinjtë. Kujtojmë se pak muaj më parë kreu një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e një dëmtimi, ndërsa tanimë ka nisur fazën e rikuperimit.
Pas kthimit në Londër ai do të jetë nën urdhrat e teknikut Pochettino edhe pse nuk e ka thënë fjalën e fundit, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë ndryshim në ditët e fundit të merkatos.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë