“Fatoni është vrarë”, avokati i tij: Do verifikohet ADN, më pas do na kthehet trupi
Avokati i Faton Hajrizit tha në një intervistë për Euronews Albania, se potencialisht ai është vrarë, pasi sipas nënës së tij ai nuk do rrinte pa komunikim, por mënyra dhe koha kur është vrarë mbetet të konstatohet nga ekspertët.
Arianit Koci tha se në Serbi është dërguar strishë me pështymën e nënës për të për të verifikuar ADN. Pas kësaj trupi i tij do të niset në Kosovë.
“Sot ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i morën strishën e pështymës nënës së Fatonit. Tani diku 2-3 ditë strisha e nënës duhet të qendrojë në regjenca që të mund të identifikohet.
Unë pres që deri të premten të bëhet identifikimi e më pas, pas të hënës, nëse shkon gjithçka sipas ligjit dhe nuk ndërhyn politika e lartë. shumë shpejt kthehet trupi i Fatonit. Kjo procedurë do bëhet në Serbi. Ne kur të marrim trupin do i bëjë ekspertizën edhe pala kosovare”,-tha avokati.
Ai shpjegoi se eskpertët do të përpiqen të zbulojnë se si ka vdekur Fatoni, por sa më shumë kohë kalon aq më e vështirë do të jetë që kjo të zbulohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë