Debati për foshnjën me 3 ADN, mjeku: Shmang sëmundjet e trashëgueshme
Në Britaninë e Madhe ka lindur foshnja e parë e krijuar nga tre prindër gjenetikë.
Mjekët krijuan një fëmijë me tre prindër për të parandaluar sëmundjet e trashëguara, duke përdorur një teknikë të njohur si trajtimi i dhurimit mitokondrial.
Marsel Haxhia, embriolog tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kjo praktikë shmang sëmundjet e trashëgueshme tek foshnja dhe në në të ardhmen mund të përdoret tek gratë në moshë që duan të kenë një fëmijë.
Ai tregoi se kjo praktikë është zhvilluar për herë të parë në 2015 nga një mjek amerikan në Meksikë dhe ka sjellë debat ndërkombëtar pasi teknikisht është një procedurë e vështirë.
“Sfida e kësaj procedure është shumë teknike. Ka raste që ka dëmtime të gjeneve të mitokondrisë dhe fëmijët që lindin me këto sëmundje nuk jetojë gjatë. Për ta shmangur këtë janë tre aktorë; veza e nënës e dhurueses dhe spermatozoidi. Një metodë është që hiqet bërthama nga veza e nënës dhe dhurueses dhe bërthamën e nënës e vëmë tek pjesa që mbetet tek bërthama e dhurueses. Teknikisht është shumë e vështirë. Sa vezë duhet të shpenzohen për të arritur në një embrion? Mund të duhet deri në 50-70 vezë për një embrion, ky është debati”, shpjegoi mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Jeffrey Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja