“Fëmijët e Liridonës, nën kujdestarin e shtetit suedez”, gazetari tregon ç’do ndodhë

4 Dhjetor 2023 | 16:32

Fëmijët e Liridona Murseli Ademaj mund të merren në kujdestari nga shteti suedez, kështu tha gazetari Kosovë Gjoci, në një lidhje direkte për Euronews Albania.

Ai tha se vëllai i Liridonës, është shprehur se fëmijët ende nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur me nënën e tyre, ndërsa duke qenë se fëmijët janë vetëm me nënshtetësi suedeze, mundet që të dy të kalojnë në kujdestari të shtetit suedez.

“Fëmijët nuk e dinë ende se mamaja e tyre ka vdekur. Ata janë të dy të mitur dhe janë munduar që ti mbajnë sa më larg kësaj çështje, ata ende nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur. Kanë qenë të përfshirë institucionet sociale dhe policia në kujdesin e tyre, sepse dihet që ata kanë kaluar një traumë.

Daja i tyre tregoi se kur i ka takuar në stacionin e policisë, njëri nga djemtë ka vrapuar drejt tij dhe i ka thënë se si dikush tentoi t’i grabiste, ndërsa në dorë djali mbante të shtrënguara në dorë disa para të cilat thoshte se nuk kishte pranuar t’ia jepte grabitësve.

Sa i përket kujdestarisë, daja ka thënë se me këtë do të merret shteti suedez, sepse të dy fëmijët kanë vetëm nënshtetësi suedeze. Familjarët kanë pasur kontakt edhe nga ambasada suedeze dhe në momentin e parë që do të jetë e mundur fëmijët me gjasë mund të merren nën kujdes të shtetit suedez”,-tha Kosovë Gjoci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024