Ferhati: I afërmi i zyrtarit të lartë shtetëror, aksioner në kazinonë ku punonte Joy

2 Maj 2023 | 22:56

Gazetari Eni Ferhati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se lidhja që i bëhet vdekjes së kenianes, Joy Ayoko me politikën ka një arsye.

Siç tregoi ai, në kazinonë ku ka punuar ajo është aksioner dhe një i afërm i një zyrtari të lartë shtetëror.

“Sidoqoftë, nuk mund të shkojmë aq larg sa të lidhim këtë ngjarje me një person i cili mund të jetë aksioner aty. Patjetër që në rast se hetimi mund të tregojë që veprimet nuk janë bërë ashtu si duhet, pra flas për vendngjarjen e parë si është vlerësuar, personat e parë që duhet të ishin pyetur, sepse në ngjarje të tilla çdo minutë është e vlefshme, jo më ditë edhe muaj që ne po flasim.

Në rast se zbulohet që pikërisht këto mosveprime apo veprime të caktuara, edhe ndërrimi i fjalëkalimit të telefonit të viktimës, të jetë bërë qëllimisht për lidhje të caktuara, qoftë edhe për këto politikanë që janë përmendur atëherë kjo e bën edhe më tragjike ngjarjen,” – u shpreh Ferhati.

Joy Ayoko, u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit në rrugën “Pandeli Evangjeli” më 13 gusht 2022. Ajo u shtrua në spitalin e Traumës.

22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.

6 personat që u morën në pyetje për ngjarjen e rëndë, përfshirë këtu shoferin e kazinosë ku e reja punonte dhe vëllain e tij, u lanë të lirë.

Shoferi Rodin Barçi ka deklaruar se me 22-vjeçaren kishte pasur një marrëdhënie intime e cila kishte përfunduar përpara se të ndodhte rrahja barbare e saj. Kujtojmë se të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinos.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026