Ferhati: Kandidatët e Alibeajt u kërcënuan nga krimi i organizuar që të tërhiqen 

18 Prill 2023 | 22:24

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se kandidatët e Enkelejd Alibeajt janë kërcënuar nga krimi i organizuar për t’u tërhequr nga gara.

Sipas tij përdorimi i bandave në fushata elektorale është kthyer në normalitet nga politikanët dhe ky nuk është fenomen që lidhet vetëm qeverinë por edhe me opozitën.

“Pse janë tërhequr kandidatë e Alibeajt? Ka raste që mund të jenë kërcënuar nga elementë të krimit të organizuar, ka informacione nga burime informative të institucioneve serioze. Me rast konkret, Çapjat kanë qenë historikisht një familje e djathtë, ku janë sot? Janë të goditur nga drejtësia, kë do votojnë Çapjat? Janë në burg, por janë të predispozuar të mbështesin opozitën. Ka individë të botës së krimit që bëjnë be për PD. Këta politikanë e kanë kthyer në normalitet përdorimin e bandave në fushata zgjedhore, por nuk mund t’ia veshim vetëm PS”, tha Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026