Festa e 28 Nëntorit, Kurti konfirmon pjesëmarrjen në ceremoninë në Vlorë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të qëndrojë sot dhe nesër në Shqipëri për nder të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Kurti para gazetarëve bëri të ditur se në qytetin e Vlorës do të bëjë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit, shkruajnë mediat në Kosovë.
I pyetur se a do të ketë mbledhje të përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Kurti ka thënë se do të ketë.
“Sigurisht se do të kemi edhe mbledhje të qeverive në të ardhmen. Ndërkaq, unë sonte do të jem në Tiranë, për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do të japin edhe çmimet përkatëse. Ndërkaq, nesër do të jem në Vlorë, ku do të bëjmë homazhe, nderim për dëshmorë e heronj të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar. Deri më tani kemi 184 marrëveshje dhe nuk ka asnjë qeveri në Kosovën e pavarur e cila ka bërë më shumë marrëveshje dhe zbatim të tyre sesa kjo e jona për rreth 2/3 e mandatit”, ka thënë ai.
Ndërsa është pyetur nëse do të takohet veçmas me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Kurti nuk është përgjigjur.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit Rama
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh