Festa e Fitër Bajramit në Berat, qindra besimtarë myslimanë mbushin pedonalen

20 Mars 2026 | 09:04

Në Berat, me qindra besimtarë kanë mbushur pedonalen e qytetit për faljen e namazit të Fitër Bajramit, duke shënuar edhe përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Falja e namazit nisi në orën 07:15, ndërsa myftiu, në fjalën e tij, bëri thirrje për më shumë dashuri, solidaritet dhe mirëkuptim mes njerëzve.

Pas përfundimit të ceremonisë, besimtarët iu drejtuan panairit të ëmbëlsirave të përgatitura prej tyre, ku të ardhurat do të shkojnë për qëllime bamirësie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026